Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ “Djajtë e Kuq” marrin me vete në Paris “heroin” e…

Sir Alex Ferguson u bashkua me yjet e Manchester United në fluturimin për në kryeqytetin francez, për t’u përballur me PSG në sfidën e kthimit të raundit të dytë të Ligës së kampionëve. Ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” shihet si një burim i madh frymëzimi për përmbysjen e disavantazhit 2-0 në shtëpi. Ole Gunnar Solksjaer dhe të tijtë do të kërkojnë të përsërisin mrekullinë e vitit 1999, për të rindezur ëndrrën e Ligës së Kampionëve në “Old Trafford”.

Norvegjezi, i cili kaloi 11 sezone nën drejtimin e Ferguson si lojtar (1996-2007), e ka dëgjuar dhe marrë rregullisht në konsideratë këshillën e mentorit të tij, që kur u emërua trajner i përkohshëm, pas largimit të Jose Mourinhos në dhjetor. Ferguson u ftua të zhvillonte një bisedë me yjet e Manchester Unitedit edhe para barazimit 0-0 kundër Liverpool-it.

Solksjaer, gjithashtu, është konsultuar me trajnerin legjendar mbi përzgjedhjen e ekipit të tij, në përpjekje për të rikthyer ditët e lavdisë në “Old Trafford”. Sir Alex, 77 vjeç, i cili aktualisht punon si konsulent në klubin e tij të mëparshëm, sugjeroi që në krahun e majtë të luajë Luke Shaw, i cili ka “rilindur” gjatë drejtimit të Solskajer.

Related posts

PARALAJMËRON JUVENTUS/ Moggi: Do të ishte një çmenduri nëse Dybala shkëmbehet me…

Delo.autor

NJOFTOI FUNDIN E KARRIERËS/ Xavi merr ofertën e parë për tu bërë trajneri i klubit të…

Delo.autor

E mbani mend finalen e Botërorit 2018 Francë – Kroaci (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment