Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK JUVENTUSI/ Ja ëndrra e vërtetë për stolin e “Zonjës së Vjetër”

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është ëndrra e Juventus-it për stolin.

Sipas “Sportmediaset”, Guardiola është emri i fundit që po merret në konsideratë nga bardhezinjtë për të zëvendësuar Massimiliano Allegri-n, i cili ka pak mundësi që të vazhdojë të jetë trajneri i “Zonjës” pas fundit të këtij sezoni.

Sipas faqes italiane, vëllai-menaxher i trajnerit të City-t, Pere, është parë në Torino dhe kjo mund të thotë se mund të kenë nisur një komunikim mes palëve.

Për më tepër, “SportMediaset” ka cituar burime nga Anglia që nuk e konsiderojnë të pamundur një kalim të Guardiola-s tek Juventus, veçanërisht pasi bardhezinjtë morën Cristiano Ronaldo-n verën e kaluar.

Tekniku 48-vjeçar ka fituar  kampionatin në Spanjë, Gjermani dhe Angli me Barcelona, Bayern Munich dhe City, pa harruar dy Champions League dhe trofe të tjerë kombëtarë.

Related posts

Shkodran Mustafi, pjesë e skuadrës më të dobët në Premier League këtë sezon

Sadik.Autor

(FOTO) Transferimi i Alexis Sanchez  në Manchester,  “rikonceptohet” formacioni i “Djajve të Kuq”

Q.Autor

MILAN-NAPOLI/ “Kuqezinjtë” dyfishojnë shifrat, përsëri Piatek (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment