Futboll Sport

DËMTOHET NË STËRVITJE/ Cikalleshi rrezikon të humbasë ndeshjet…

Sokol Cikalleshi nuk do jetë i gatshëm për 3 javë dhe rrezikon serioziosht të humbasë dhe dy ndeshjet më 22 dhe 25 mars kundër Turqisë dhe Andorrës. Sulmuesi kavajas që militon tek Akhisarspori, u dëmtua në stërvitjen e radhës për sfidën e fundit që skuadra turke zhvilloi kundët Alaniasporit.

Cikalleshi nuk ishte as në listën e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa skuadra turke njofton se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe do të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën 3 javë.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, Cikalleshi do të mund të jetë i gatshëm për t’u vënë nën urdhrat e Kristian Panuçit, në të kundërt nuk do të grumbullohet.

Related posts

Salah shkruan historinë, shpallet lojtari më i mirë Afrikan per vitin 2017

Q.Autor

SUAREZ SHIHET ME “DYLBI”/ Juventus i rikthehet “pazarit” me Romën

Delo.autor

ARRITJE HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Por Ferencvaroshi nuk e harron makthin Alban Hoxha

Delo.autor

Leave a Comment