Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Ja dy kushtet e Mourinhos për t’u rikthyer në stolin e Real Madridit

Jose Mourinho ka deklaruar ditët e fundit se pas 3 muajsh pushim është gati të rikthehet të drejtojë një ekip, përfshi edhe Real Madrid, skuadër që e ka drejtuar edhe më parë. Por portugezi, sipas të përditshmes spanjolle “OK Diario”, ka vendosur dy kushte para se të marrë detyrën e “los blancos”.

Mediat spanjolle deklarojnë se dy kushtet e vendosura nga Mourinho kanë të bëjnë me largimin e të gjithë lojtarëvë që sipas tij janë të padëshiruar. Si dhe të ketë fuqi të plotë për sa i përket vendimmarrjes dhe aspektit sportiv të skuadrës. Pra, ai do të vendosë për gjithçka.

Jose Mourinho e ka drejtuar ekipin “merengues” në vitet 2010-2013, ku dhe fitoi një titull kampion, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës. Këtë sezon ai e nisi si trajner i Manchester United, por u shkarkua në dhjetor, për shkak të rezultateve të dobta.

Related posts

“Lufta” për Këpucën e Artë, kur Salah kalon edhe Messin

Sadik.Autor

SULMI SEKSUAL NË TREN/ Legjenda e Anglisë insiston: Nuk jam …, më kanë akuzuar kot

Isa.Autor

E ardhmja e Ze Marias, ja kushtet që të qëndrojë te Tirana

Sadik.Autor

Leave a Comment