Champions League Futboll Sport

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Ajaxi trondit “Los Blancos” me 2 gola në 18 minuta (VIDEO)

Ka filluar me gola ndeshja e kthimit të 1/8-ave të Champions Lerague mes Real Madrid dhe Ajax.

Miqtë kanë kaluar në avantazh pas shtatë minutash, por ka dyshime në lidhje me nisjen e aksionit, me topin që duket se ka dalë jashtë vijës anësore.

Gjithsesi, arbitri ka lënë lojën të vazhdojë dhe holandezët kanë shënuar me Ziyech tri minuta pas Varane goditi traversën për madrilenët.

Në minutën e 18-të ka ardhur edhe goli i dytë i miqve, me David Neres që ka lënë mbrapa Modric dhe ka mposhtur pa probleme Courtois. Ky rezultat kualifikon holandezët në çerekfinale.

Ndeshja e parë është mbyllur 2-1 për spanjollët.

 

Related posts

NGA EKUBAN TEK KRISTI VANGJELI/ Ja 13 debutuesit që nuk e kanë shijuar derbin

Delo.autor

Heynckes: Mos e nënvlerësoni Real Madridin, do ta eliminojë PSG-në

Q.Autor

E PABESUESHME/ Shikoni SUPER GOLIN e realizuar nga Alonso ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment