Formula 1

F1 “BOTËRORI 2019″/ Presidenti i FIA-s, Jean Todt: Ky ka për të qenë sezoni më spektakolar

Në një intervistë për “Sky Sports”, presidenti i FIA-s, Jean Todt, ka deklaruar se viti 2019 ka për të qenë spektakolar për Botërorin e Formula 1. Kur duhen edhe 10 ditë që të nisë sezoni i ri, shefi i FIA-s shprehet se provat e lira të zhvilluara në Barcelonë javët e fundit dhanë një sinjal të qartë.

“Ka për të qenë një sezon i jashtëzakonshëm, me 21 gara ku fituesi do të jetë në dyshim deri në fund. Ju garantoj për këtë”, tha Todt.

“Rregullat e reja të garës, makinat e reja dhe ardhja e disa pilotëve të rinj dhe të talentuar kanë përmbysur situatën. Nuk ka më 2 pilotë favoritë, por disa të tillë. Kjo do ta bëjë sezonin 2019 spektakolar. Këtë vit do të festojmë edhe garën nr.1000 në Shangai, ndaj ka për të qenë një event i jashtëzakonshëm”, tha Todt, një personazh që dikur shkruante historinë e këtij sporti me Ferrari.

Related posts

“ËNGJËLLI MBROJTËS” I HAMILTON/ Bottas: Kam sakrifikuar shumë për Mercedes

Isa.Autor

FORMULA 1/ Niset i fundit në Abu Dhabi dhe divorc me bashkëshorten, 2 goditje në një ditë për pilotin e Mercedes

Delo.autor

Stoffel Vandoorne: Nga Barheini kam kujtime të bukura

Sadik.Autor

Leave a Comment