Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Po spekulojnë me emrin tim, ja e vërteta e të ardhmes time

Piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas, u shpreh se në media po spekulohet shumë në lidhje me kontratën e tij dhe largimin e mundshëm nga makina gjermane që në mes të këtij sezoni. Nga Franca, ku të dielën do të zhvillohet gara e radhës së botërorit të Formula 1, Bottas u shpreh: “Çdo sezon përsëritet e njëjta histori, të njëjtat spekulime. Sezoni është ende i gjatë për të më hequr qafe kaq herët”.

“Nuk kemi diskutuar me Mercedes për kontratën, pasi tani po përqendrohemi te 3 garat radhazi që do të zhvillohen tri javët në vijim. Asnjë person në skuadër nuk më ka thënë se do të largohem. Me Toto Wolff flasim shpesh dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Këto lajme janë spekullime. Nuk dua të mendoj për kontratën tani, me drejtuesit e Mercedes do të bisedojmë së shpejti”, tha Valtteri Bottas.

Related posts

MJAFTOJNË 23 MINUTA LOJË/ Furia Tottenham dhe magjiku Son, katër gola vrasin sfidën (VIDEO)

Delo.autor

ËNDRRA E KLOPP/ Shaqiri: Nëse Liverpool do që të fitojë titullin, atëherë duhet të mendojë si Bayern Munchen

Isa.Autor

BONUSI NGA UEFA/ Teuta mbush arkat edhe me skenarin me të keq të mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment