Futboll Kategoria Superiore Sociale

PAS VENDIMIT TË “DISIPLINËS”/ Ekipi mes katër rrugëve, ja si e pritën futbollistët e Kamzës

Kamza zbriti sot në fushë në orën 14:00 në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë, ndërsa Komisioni i Disiplinës kishte marrë vendimin dhe pritej vetëm zbardhja e tij.

Në një kohë që skuadra po stërvitej, lojtarë si kapiteni Plaku dhe portieri Avdyli, të cilët nuk po kryenin stërvitje, me celular në dorë prisnin vendimin. Sapo ai doli, nuk kanë munguar lotët në sytë e futbollistëve. Stërvitja ka qenë e pamundur të vazhdohej. Tashmë lojtarët janë mes katër rrugëve dhe nuk dinë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre.

Shanset për të luajtur brenda vendit janë zero, ndërsa transferimi në ndonjë kampionat të vendeve nordike dhe aziatike është shansi i fundit. Situata për 25 futbollistë të federuar zyrtarisht me Kamzën tashmë është kritike, pasi të gjithë bëjnë një hap prapa në karrierën e tyre.

Related posts

MILAN I BËN DALJE DONNARUMMA-S/ Zbarkon portieri i ri që u shpall kampion këtë sezon me skuadrën franceze

Delo.autor

Pas Nailggolan, Inter-i gati të sjellë në skuadër “yllin” e Belgjikës

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Gakpo, sulmuesi Depay ndëshkon Malin e Zi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment