Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ E “lusnin” kombëtaret, De BIASI bën “punën” që nuk e dëshiron

Gianni De Biasi nuk po gjen rehat këto kohë që pas dorëheqjes nga stoli i Kombëtares së Shqipërisë në vitin 2017 pas fitores ndaj Izraelit 3-0. Që nga ajo kohë është përfolur vazhdimisht në mediat shqiptare dhe të huaja se italiani do të drejtonte së shpejti kombëtaren e Polonisë dhe më pas atë Armenisë, por në momentet e fundit federatat respektive kanë hequr dorë nga De Biasi.

Sot ai analizon ndeshjet e futbollit italian dhe të kombëtares së “kaltër”, por edhe pas rezultateve madhore që mori në 6 vite me Shqipërinë, nuk po arrin mundësia e madhe që ai t’i rikthehet sërish pankinës të një skuadre apo kombëtareje.

Dëshira e shqiptarëve është që ta shohin sërish De Biasin në krye të një skuadre dhe të sigurojë rezultate pozitive.

Related posts

E papritur/ Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real Madrid që nuk pozon me fanellën e re

Sadik.Autor

SPRINTI I FUNDIT/ Tre miqësore luksi, 28 futbollistë, Milan niset për në SHBA…

Isa.Autor

DO TË LUHET NË STADIUMIN E ATLETICOS/ Ja çmimet e “çmendura” të biletave për finalen e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment