Futboll

Presidenti i Argjentinës: Messi është më i mirë se Maradona

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, ka thënë se Lionel Messi është futbollist më i mirë se legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.

Gjatë vizitës së tij diplomatike në Rusi para Kupës së Botës, presidenti i Argjentinës u pyet rreth mendimeve që ka për futbollin si dhe se kush është më i mirë mes dy legjendave të vendit të tij, transmeton Express.

Macri është figurë me përvojë në futbolli, pasi në të kaluarën ka qenë president i Boca Juniors.

“Kam vendosur dhe Lionel Messi është më i mirë se Diego Maradona”, ka thënë ai për televizionin rus RT.

“Është shumë më vështirë të jesh më i miri në këtë kohë se në të kaluarën, në radhë të parë sepse loja luhet me shpejtësi tjetër dhe me stil më ndryshe”, ka thënë ai teksa e ka arsyetuar qëndrimin pro-Messit.

Related posts

Aimee Alvarez, modelja që “frymëzoi” meksikanët para Botërorit (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga këndi, sulmuesi Kalajdzic ndëshkon me kokë Italinë (VIDEO)

Delo.autor

AKSIDENT I FRIKSHËM/ Futbollisti i njohur argjentinas VRET dy persona, dyshohet se… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment