Futboll Seria A Sport

NË PRAG NDESHJES NDA EINTRACH/ Spalletti heq dorë: Nuk më intereson më ai lojtar…

Në prag të ndeshjes që Interi do të luajë nesër në Europa League ndaj rivalëve gjermanë të Eintrach Frankfurt, për mediat ka folur trajneri Luciano Spalletti. “Është një ndeshje e rëndësishme për ne, që vjen në një moment delikat. Gjithsesi jemi përgatitur mirë”, tha trajneri zikaltër.

Në këtë sfidë do të mungojë sërish sulmuesi Mauro Icardi, por për trajneri Spalletti ky nuk është më një problem, pasi u mësua me këtë situatë. “Është e njëjta situatë si para dy javësh. Nuk më intereson më kjo çështje, unë merrem me ata që kam në dispozicion dhe që më duhet të hedh në fushë për të fituar ndeshjen”, tha trajneri.

Në lidhje me një takim që klubi ka patur me sulmuesin, Spalletti tha: “Nuk kam marrë ende asnjë informacion, pasi kam qenë në stërvitje. Për mua rëndësi ka Interi dhe ata që zbresin në fushë, ku vlejnë principet dhe idealet për të respektuar këtë fanellë. Kur luan në ekipe të tilla të mëdha, siç është Interi ndodhin gjithnjë gjëra të pakënaqshme, por e rëndësishme është menaxhimi i situatave të tilla. Këtë gjë një lojtar duhet ta shfaqë në fushë me cilësitë e tij. Ky është çmimi që gjithsecili duhet të paguajë kur luan në këto nivele”.

Related posts

LIVE/ Kamza-Tirana: Dy raste të pastra shënimi, e pabesueshme çfarë humbasin sulmuesit (VIDEO)

Isa.Autor

BARÇA- PSV/ MESSI dhuron një tjetër PERLË dhe kalon katalanasit në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Rusia u eliminua, por shikoni tre tifozet më SEKSI që do ti mungojnë Botërorit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment