Futboll Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Tomas Strakosha, pasardhësi i Loris te Tottenhami

Sirena angleze për Tomas Strakoshën, portierin e Kombëtares së Shqipërisë dhe të Lacios, që me shpërthimin e tij në këtë sezon, ka rritur edhe më shumë listën e skuadrave që pretendojnë shërbimet e tij duke filluar nga vera e ardhshme.

Pasi qe afër Liverpulit në verë, me të kuqtë që në fund vendosën të merrnin portierin e Romës, Alison, gardiani i formacionit bardhekaltër është sërish i lakmuar përtej La Manshit, por kësaj here në një tjetër klub të madh britanik. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.it”, Strakosha shikohet nga drejtuesit e Totenhemit si pasardhësi i denjë i portierit Hugo Loris.

Related posts

Futbolli në zi, vdes trajneri i njohur francez

Sadik.Autor

Nga e ardhmja tek objektivat, Antonio Conte i thotë të gjitha

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zidane merr vendimin befasues për Gareth Bale dhe James

Delo.autor

Leave a Comment