Boks

“WBC” MERR VENDIMIN/ Ja ndaj kujt do të mbrojë titullin Deontay Wilder

World Boxing Council (WBC) ka urdhëruar sot kampionin e botës së peshës së rëndë të këtij Divizioni, amerikanin Deontay Wilder, që të mbrojë titullin ndaj Dominic Breazeale. Ky i fundit ka 2 vjet që pret t’i jepet mundësia për të dueluar për titullin. Tashmë këtë “dhuratë” ia bën WBC-ja, që urdhëron dy boksierët të arrijnë sa më shpejt në një marrëveshje.

Boksierët kanë afat deri më 4 prill për të gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket anës financiare. Kjo marrëveshje nuk duket e vështirë për t’u arritur, duke qenë se të dy boksierët duelojnë për të njëjtën kompani, “Premier Boxing Champions”. Gjasat janë që sfida të zhvillohet më 18 maj, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Ky urdhër i WBC-ja ka prishur planet e Eddie Hearn, menaxherit të Joshua, që synonte një duel për titullin e përkohshëm midis Breazeale dhe Dillian White. Fituesi i këtij dueli, më pas, do të duelonte ndaj Anthony Joshua. Por tashmë Breazeale i jepet shansi që të përballet direkt me Wilder për titullin kampion dhe jo për një titull të përkohshëm, duke nxjerr blof Hearn.

Related posts

McGregor: Dua sfidën ndaj Khabib, për titullin dueloj edhe për disa qindarka

Sadik.Autor

NUK KISHTE VË RRIPIN E SIGURIMIT/ Shikoni si kampioni i botës përfshihet në një aksident të frikshëm (VIDEO)

Delo.autor

SURPRIZON ME DEKLARATËN/ Nasukawa pranon sfidën me McGregor, por ka një kusht

Delo.autor

Leave a Comment