Futboll Sport

Spalletti injoron keq Icardin: Nuk më intereson më…

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur para ndeshjes në Europa League ndaj rivalëve gjermanë të Eintrach Frankfurt.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, që vjen në një moment delikat. Gjithsesi jemi përgatitur mirë”, tha trajneri zikaltër.

Në këtë sfidë do të mungojë sërish sulmuesi Mauro Icardi, por për trajneri Spalletti ky nuk është më një problem, pasi u mësua me këtë situatë.

“Është e njëjta situatë si para dy javësh. Nuk më intereson më kjo çështje, unë merrem me ata që kam në dispozicion dhe që më duhet të hedh në fushë për të fituar ndeshjen”, tha trajneri.

Gjithashtu tekniku i zikaltërve është distancuar nga çështja “Icardi” pasi nuk kishte asnjë informacion kur është pyetur për takimi midis Icardit dhe përfaqësues të Interit.

“Nuk kam marrë ende asnjë informacion, pasi kam qenë në stërvitje. Për mua rëndësi ka Interi dhe ata që zbresin në fushë, ku vlejnë principet dhe idealet për të respektuar këtë fanellë. Kur luan në ekipe të tilla të mëdha, siç është Interi ndodhin gjithnjë gjëra të pakënaqshme, por e rëndësishme është menaxhimi i situatave të tilla”, përfundoi ai.

 

Related posts

U NGRITI ZËRIN DREJTUESVE TË JUVENTUS S’PRANOI IZOLIMIN/ Mediat italiane zbulojnë prapaskenën e bujshme me CR7

Delo.autor

ËSHTË VETËM 17 VJEÇ/ Gjysma e Europës “gjuan” talentin francez, ja klubet e interesuara

Delo.autor

REAGON PAS KËRCËNIMEVE TË SHUMTA/ Morata: E di shumë mirë arsyen e vërshëllimave, do të flas pas…

Delo.autor

Leave a Comment