Futboll Sport

PAS DËSHTIMIT KOLOSAL NË CHAMPIONS/ Al-Khelaifi: Kam BESIM tek trajneri…

Paris Saint-Germain nuk do të marrë vendime të nxituara pas eliminimit nga Champions League, tha presidenti Nasser Al-Khelaifi pas eliminimit të hidhur nga Champions League.

Al-Khelaifi i ka dhënë mbështetje trajnerit Thomas Tuchel, duke thënë se beson ende te gjermani, pavarësisht nga dështimi kolosal në Champions League.

Për të tretin sezon rresht PSG u eliminua që në 1/8-at në Champions dhe disfata ndaj Manchester United ishte shumëfish e hidhur, për shkak se në vajtje PSG kishte triumfuar me lehtësi në Manchester, 2-0.

“Kam besim te trajneri”, tha Al-Khelaifi. “Do të shohim cili është vendimi i tij, nëse dëshiron të ndryshojë apo jo, por nuk do të thotë që do të veprojmë vetëm se humbëm një ndeshje.

“Duhet të marrim vendime me mendje të kthjellët, por nuk është ky momenti. Duhet të qetësohemi.

“Duhet të shohim edhe çfarë dëshiron trajneri. Është shumë e rëndësishme”.

Al-Khelaifi mendon se goli i shpejtë i Romelu Lukakut e futi nën presion PSG-në: “Të gjithë dolën në fushë për të marrë një rezultat të mirë. Më pas United shënoi që në minutën e dytë, dyshime lindën në kokat e lojtarëve. E ndjeva këtë gjë, por ka shumë gjëra që duhen analizuar”.

Related posts

MË I MIRI NË FUSHË/ Vlerësim mbresëlënës për portierin shqiptar. Po shtyn ekipin e tij drejt Serisë A (FOTO)

Delo.autor

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Stadiumet hapin dyert. Ja ndeshja që luhet me tifozë…

Delo.autor

“TËRBOHET” MESSI/ Kritikon arbitrin në tunel: Paska dëshirë që të…

Delo.autor

Leave a Comment