Futboll Sport

TRADHTON MILANIN/ Kaka: Nëse do të mbërrinte shansi, fantastike të punoja tek…

Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Kaka po mendon ende se çfarë të bëjë si i rritur: studion për drejtues, disa kohë më parë u takua me drejtuesit e lartë të Milan, por nuk do të refuzonte kurrsesi një eksperiencë në Francë: “Do të ishte fantastike të punoja te Paris Saint-Germain, nëse do të mbërrinte shansi, do të më interesonte të bëj rolin e drejtorit sportive. E njoh mirë presidentin Nasser Al-Khelaifi, është një person fantastik. Do të ishte një eksperiencë madhështore”, deklaroi braziliani.

Në një intervistë për “Le Parisien”, Kaka ka treguar edhe një prapaskenë që daton në vitin 2003: “Kur u largova nga San Paolo për t’u transferuar te Milan, klubi dhe Leonardo kishin menduar të më huazonin te PSG për një sezon. Por kur mbërrita në Milanello preferuan të më mbanin dhe nga aty e më pas shkoi gjithçka më së miri, duke fituar menjëherë një titull kampion në Seria A”.

Related posts

E BUJSHME/ Ja 5 ekipet më të këqija në Europë për vitin 2018, nuk ka surpriza

F.autor

CHELSEA-MANCHESTER UNITED/ Pritet spektakël tek të dyja ekipet dhe do të “luftojnë për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Kaos në zonë, Man United përmbys me një autogol. Juvja proteston (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment