Europa League Futboll Sport

PAS BARAZIMIT ME EINTRACHT/ Spalletti: Gjithçka varet nga ndeshje e kthimit, por mendoj…

Trajneri i Inter-it, Luciano Spalletti, ka analizuar barazimin 0-0 të marrë në fushën e Frankfurt-it në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League.

“Dua t’i bëj komplimentet lojtarëve, sepse kanë luajtur me autoritet”, ka thënë trajneri zikaltër për “Sky Sport”. “Gjithçka do të varet nga ndeshje e kthimit, por mendoj se kemi marrë një rezultat pozitiv”.

“Penalltia e Brozovic? Është një lojtar që di t’i gjuajë penalltitë, ashtu si Perisic dhe Politano. Gabimet ndodhin, ai donte ta godiste dhe ishte i bindur se do të shënonte”.

“Perisic? Kam folur me të dhe më ka thënë se ka një shqetësim në kofshë, por besoj se e kemi zëvendësuar në momentin e duhur dhe se mund ta rikuperojmë shumë shpejt”.

“Icardi në ndeshjen e kthimit? Marotta ka folur me të dhe duhet të pyesni atë. Ashtu siç e dini edhe ju, mua më ka thënë para disa ditësh se nuk mund të luante për shkak se ndiente një dhimbje në gju”.

Related posts

Gazetarja korçare “provokon” tifozët e Partizanit: U rrit djali u bë burrë, një kampionat…

Isa.Autor

Real Madrid po kërkon një qendërmbrojtës në Milano…

Sadik.Autor

FANTASTIKE/ Osaka e mund Serena Williamsin për të fituar US Openin

Isa.Autor

Leave a Comment