Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLL AVENTURËN PAS DY JAVËSH/ Trajneri Stojku: Nuk më mbetet gjë tjetër veçse…

Trajneri Gentian Stojku duket se ka mbyllur me Kamzën. Stojku pasoi Ernest Gjokën në stolin e kamzalinjve por aventura e tij u mbyll pas vetëm 2 javësh. E gjitha për shkak të skandalit të ndodhur kundër Laçit ku u dhunua gjyqtari Eldorjan Hamiti.

“Sot është bërë një takim vetëm që lojtarët mos të rrinin pa stërvitje. Presidenti tha fjalët e veta. Asnjë njeri i futbollit nuk e do diçka të tillë. Thjesht kam ardhur që të përshëndetem me lojtarët, pasi është e pamundur të vazhdosh në këto kushte. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të largohem. Ka qenë kënaqësi që punova këtu, pasi djemtë bënë punë të shkëlqyer dhe më mbushën me shpresë se mund të arrinim diku”, u shpreh Stojku për mediat.

Related posts

KOHA PËR BROJËN/ Sulmuesi kuqezi mund të luajë me Everton U21

F.autor

TRIUMFUAN NË PREMIER LEAGUE/ Manchester City do të dënohet nga UEFA, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

RUSI 2018/ Sampaoli: Ja pse nuk e grumbullova Icardi-n

Sadik.Autor

Leave a Comment