Futboll Seria A Sport

DOPIETA NDAJ UDINESES/ Shikoni klasin e Kean në një prekje topi (VIDEO)

Juventus fitoi 4-1 ndaj Udinese, në një ndeshje ku trajneri Allegri kishte hedhur pothuajse të gjithë lojrarët e stolit dhe titullarët i la pushim për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madrid për Champions League.

Përveç fitores, në sy ra edhe talenti 19-vjeçar, Moise Kean, i cili shënoi dy golat e parë të ndeshjes. Madje të parin e shënoi në prekjen e parë të topit.

Përveç golave, talenti tregoi se ka teknikë të lartë në kontrollin e topit. Kean e ndali në mënyrë spektakolare një top të gjatë që po shkonte në drejtim të tij, duke vërtetuar se nuk e ndjen presionin, sidomos pas dy golave të shënuar.

Related posts

TIFOZI FATLUM/ Të ndjekësh ndeshjen nga dhoma e gjumit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Buffon kthehet në Juventus?

F.autor

Benzema luan sot ndeshjen numër 100 në Champions League

Q.Autor

Leave a Comment