Champions League Futboll Sport

DËSHTIM TOTAL/ Inter eliminohet nga Champions dhe Europa League. E mbyll e fundit në grup

Interi për turp! Dështim total. Eliminohet nga Champions League por e mbyll në vend të katërt në grup me 6 pikë, ndërsa nuk do të luajë as në Europa League, pasi pjesëmarrjen aty e siguron Shakhtar Donetsk.

Në “San Siro” mbyllet nën shi dhe me një 0-0 të shëmtuar. Skuadra e Antonio Contes braktis kështu kompeticionin e rëndësishëm për të katërtin vit radhazi (dy herë me Spalletti dhe dy herë me Conte)

Në pjesën e parë rastet më të mira i pati ekipi zikaltër sidomos me Lautaro Martinez që goditi shtyllën dhe shpërdoroi disa situata të mira. Shumë në hije Lukaku që për 90 minuta nuk bëri asgjë.

Shakhtar u mbrojt dhe tentoi me kundërsulme në disa momente, por pas 97 minutash të luajtura (shtesa e tejzgjatur nuk erdhi asnjë gol) edhe pse zikaltërit hodhën në fushë të gjithë “arsenalin” ofensiv!

Related posts

FORMULA 1/ Drejtori sportiv i Ferrarit: Nuk kemi asnjë shans të fitojmë garën e Australisë

Delo.autor

PRITJE MADHËSHTORE PËR DJOKOVIC/ Tenisti serb merr titullin “Qytetar Nderi” në Budva (VIDEO)

Delo.autor

“TITULLI? NDESHJET VLEJNË 6 PIKË”/ Conte pas fitores: Kemi filluar të shohim gjysmën e rrugës, por duhet që…

Delo.autor

Leave a Comment