Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi gati për sfidën ndaj Kamzës, mungon vetëm Lushkja

Laçi bëhet gati të nisë sulmin për zonën europiane ndaj një rivali që mund të konsiderohet si kundërshtar direkt për atë se çfarë ka arritur në 16 javët e para. Ndaj Kamzës nuk do të jetë e lehtë për kurbinasit por trajneri Gentjan Mezani mund të buzëqeshë nga afrimet në merkato dhe mbi të gjitha nga një minifazë përgatitore që ka shkuar në mënryën e duhur.

Në transfertën ndaj kamzalinjve bardhezinjtë nuk do të jenë të plotë pasi vlonjati i stolit duhet të vuajë mungesën e mesfushorit Regi Lushkja, që ka pësuar një dëmtim të lehtë në ditët e fundit. Lajmi i mirë për Mezanin është rikthimi nga dëmtimi i mesfushorit brazilian Esquerda që ka lënë pas problemet e fundvitit të kaluar, duke iu bashkuar grupit në vigjilje të startit për 2018-ën.

Megjithatë prezenca e tij si titullar që nga minuta e parë është në diskutim pasi timonieri i kurbinasve nuk dëshiron të rrezikojë për më tepër që edhe gjatë fazës përgatitore ka provuar emra të tjerë në atë pozicion. Një tjetër lajm i mirë vjen edhe nga mbrojtja, ku Harallamb Qaqi i cili ka patur probleme është i gatshëm, ndërkohë që javën e ardhshme do të bashkohet me grupin edhe Bruno Lulaj, që ka lënë pas problemet fizike të shfaqura në fundin e vitit të shkuar kur ishte pjesë e Skënderbeut.

Me interes pritet të shihet impakti që do të sjellë në skuadër afrimi i një lojtari me shumë eksperiencë si Ndricim Shtubina, që do ti bashkohet repartit të sulmit që në përbërje ka emra të frikshëm si Uzuni apo Reginaldo.

Related posts

BROJA BËHET ÇËSHTJE NË BEOGRAD/ Festimi me shqiponjë i sulmuesit bën “armik” pronarin serb të Southampton

Delo.autor

U KONFIRMUAN ME COVID/ Tre lojtarët e Partizanit gjakosin Deian Boldor: I shkojnë poshtë pallatit dhe e rrahin në sy të motrës (DETAJE)

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Shkëmbi: Kualifikimi në Kupë na bën mirë dhe në kampionat, ja objektivat këtë sezon

Delo.autor

Leave a Comment