Kategoria Superiore Shqipëri

VIDEO/ Një stadium i ri për Kukësin, Gjici: Do e kemi dhuratë nga…

Kukësit do t’i dhurohet një stadium i ri nga Qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti i skuadrës kampione të Shqipërisë, Safet Gjici tregon rreth projektit të rikonstruksionit të stadiumit, i cili kap shifrën e 5 milionë eurove, për një kapacitet prej rreth 10.000 vendesh.

gjici

“Rikonstruksionin na e ka pranuar edhe kryeministri Rama, e ky do të jetë një investim gjysmë për gjysmë i Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi e meriton këtë gjë, pas sukseseve në kampionatin shqiptar dhe atë europian, mbi të gjitha duke luajtur pastër”, tha Safet Gjici.

Aktualisht, stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” nuk plotëson asnjë kriter për zhvillime ndeshjesh ndërkombëtare, por sipas Gjicit, gjithçka me projektin e ri mund të fillojë në mbyllje të këtij sezoni, për t’u mbyllur në fillim të sezonit 2019-2020.

stadiumi kukesi

Ndërkohë, sa i përket ngjarjes së ditëve të fundit, ku UEFA rrezikon të përjashtojë Skënderbeun për 10 vite, pasi e dyshon për implikim në ndeshje të dyshuara si të paracaktuara, Gjici thekson:

“Neve nuk duhet të na bëhet qejfi se po dënohet një ekip shqiptar. Këtu jemi rivalë, por në arenën ndërkombëtare duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. Por, nëse e ka merituar, është çështje tjetër pastaj”.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Marrin fund aludimet, Granada zbulon numrin që do mbajë veshur Uzuni (FOTO)

Delo.autor

“BARDH’ E BLU”/ Tirana nxjerr klipin special për 100-vjetorin me Ronela Hajatin dhe Dj Sardin (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Gol dhe asist, debutim ëndrrash për sulmuesin shqiptar me klubin e Ibras (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment