Futboll Seria A Sport

“PLAS LUFTA” TIFOZERI-JUVENTUS/ Ultrasit shfaqin parulla kundër “Zonjës së Vjetër”: Të paaftë dhe pa respekt…

Pavarësisht protestave, klubi nuk ka ndërmend t’i ulë çmimet, ndërsa në ndeshjen kundër Udinese-s në stadium u krijua një situatë absurde, me tifozët që fishkëllenin dhe ofendonin njëri-tjetrin në distancë, me Curva Sud kundër Curva Nord, dy grupimet ultras në llogore të kundërta.

Sot në muret pranë Allianz Stadium janë shfaqur parulla kundër presidentit Agnelli, Juventusit dhe tifozëve.

“Klub i drejtuar në mënyrë të paaftë, pa respekt për njerëzit e vet”, “Na trajtoni si klientë dhe doni tifozë? Qesharakë!”, “Agnelli matrapaz, të pëlqeu teatri?”, ishin disa nga parullat e tifozerisë së Curva Sud.

Edhe për pjesën tjetër të tifozerisë bardhezi një mesazh: “Fishkëlleni Hejselin dhe 49 engjëjt. Popull buratinësh, skllevër të Agnelli-t”.

 

Related posts

Juventus vihet në gjurmët e mesfushorit të Paris SG

Sadik.Autor

NGA ZIDANE TEK ISCO/ Van der Vaart “SKANON” në 360 gradë Real Madridin

Delo.autor

LIGUE 1/ Di Maria pranon se e ardhmja mund të jetë larg Parisit

Sadik.Autor

Leave a Comment