Futboll Kategoria Superiore Sport

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Safet Gjici: Policia dhe ligji duhet të veprojë fort për…

Safet Gjici e shpreh se nuk është normale pezullimi i kampionatit, por është i mendimit se duhej një mbledhje e të gjithë aktorëve, pas ngjarjeve në Kamzë, pasi kështu nuk mund të vazhdohej.

Në një intervistë , numri një i Kukësit, shprehet sërish se policia duhet kthyer në stadiume, si dhe tregon se në Korccë ndeshjen e radhës, shkon për fitore.

BOJKOTI – “Nuk është normale pezullimi i ndeshjes, por pas ngjarjes që ndodhi në Kamzë, duhet një mbledhje e të gjithë aktorëve, për të bërë diçka, pasi nuk mund të vazhdohet kështu.”

POLICIA – “Kompanive të sigurimit nuk ua lejon ligji të përdorin të njëjtin autoritet e policisë së shtetit. Pra ose duhet që të bëhet ligji për t’u dhënë policive private për të vepruar njësoj si policia e shtetit, ose përndryshe të rikthehet policia. Policia dhe ligji duhet të veprojë fort për të ndëshkuar fort tifozët problematikë që shkaktojnë probleme të mëdha të klubeve. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, qoftë për tifozin e thjesht e deri te presidenti i klubit”.

LIGJI PER SPORTIN  – “Duhet një ligj i ri për sportin. Klubet shqiptare në përgjithësi janë me humbje. S’kemi asnjë lehtësi fiskale. Duhet diçka që realisht të ndihmon klubet. Një lehtësi tatimore a diçka e tillë”.

TITULLI – “Jemi 6 pikë larg Partizanit, ndërsa në Korçë do të shkojmë për marrë një rezultat të pozitiv”.

STADIUMI I RI – “Dua të falënderoj qeverinë dhe federatën për fondet për stadiumin e ri. Të gjithë përfshi kryetarin e bashkisë duhet të kuptojnë se stadiumi nuk bëhet për mua personalisht dhe as për atë. Ai zotëria duhet të kuptoj se fundja e fundit ai stadium Kukësit po i vjen për shkak të ecurisë që ka bërë në vitet fundit falë shpenzimeve tona pa pasur mbështetjen e bashkisë në asnjë moment”.

Related posts

CHAMPIONS/ I papërmbajtshëm, Sulmuesi Milik ndëshkon Gent me 3 “PERLA” në 38 minuta (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Watford kalon në avantazh, Chelsea me 10 lojtarë

Q.Autor

LIVE/ Barcelona po feston titullin e 25-të, të “La Ligas” me tifozët rrugëve të qytetit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment