Futboll Sport

Spalletti rigjen buzëqeshjen, dy titullarë rikthehen në dispozicion për të mundur Spal

Keita Kalde dhe Ivan Perisic i janë bashkuar skuadrës së Interit dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjen që zikaltërit do të luajnë sot pasdite ndaj Spal. Një lajm që ka rikthyer buzëqeshjen te trajneri, që në këto momente delikate ka nevoje për lojtarë dhe pikë.

“Kisha kohë që nuk merrja lajme të tilla të mira. Ata do të grumbullohen, për më tej të shohim deri sa të nisë ndeshja”, u shpreh Spalletti. Gjasat janë që ata ta nisin ndeshjen nga stoli dhe të aktivizohen me kalimin e kohës.

Keita Balde mungonte që nga janari (dëmtim në kofshën e djathtë), ndaj rikthimi i tij është i rëndësishëm për zikaltërit, që do të kenë një armë më shumë në garën për të siguruar Champions League. Ndërsa Perisic u dëmtua të enjten, në ndeshjen e Europa League ndaj Frankfurt.

 

Related posts

“MË TË MIRËT LUAJNË NË SPANJË”/ Kovaç kunj Ronaldos: Yjet nuk vijnë në Gjermani sepse… nuk ka lekë

F.autor

CR7 HODHI FANELLËN NË TOKË/ Allegri këshillon presidentin Agnelli: Hiqe Ronaldo-n në fund të sezonit, është duke…

Delo.autor

E BUJSHME/ Anglia rrezikon përjashtimin nga Botërori, një shans më shumë për Shqipërinë?

F.autor

Leave a Comment