Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E HARRY KANE NË DILEMË/ Tottenhami ofron 80 milionë euro për talentin italian…

E ardhmja e Harry Kane te Tottenham është ende e paqartë, me sulmuesin e kombëtares angleze që ka oferta nga Real Madrid, që kërkon ta bëjë yllin e ri të futbollit. Duke parë këmbënguljen dhe faktin që skuadra “merengues” është gati të paguajë një shumë marramendëse për të marrë Kane (bashkë me trajnerin Pochettino), drejtuesit e Tottenham kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.

Sipas “Mirror”, me paratë që do të vijnë nga shitja e Harry Kane skuadra e Tottenham do të hidhet në sulm për të sjellë në Premier League sulmuesin 21-vjeçar të Fiorentinës, Federico Chiesa. Ky i fundit po shkëlqen në Serinë A, duke qenë e ardhmja e futbollit italian. Për të bërë të mundur këtë tranferim, Spurs është gati të paguajë 80 milionë euro.

Kjo shumë do të zinte “mat” edhe shumë skuadra të tjera pretendente, kryesisht në Itali, që duan të marrin talentin Federico Chiesa. Juventus, Inter dhe Milan janë 3 skuadrat italiane që duan shërbimet e sulmuesit, që tashmë duhet të rivalizojnë edhe me Tottenham, që ka fuqinë financiare për ta marrë 21-vjeçarin.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS “COPPA ITALIA”/ Inzaghi: Përveç duelit midis dy sulmuesve, do të jetë…

Delo.autor

Manchester City shfaq interes për kapitenin e Milanit

Sadik.Autor

VIDEO/ Neymar dhe Di Maria çojnë shifrat në 3-1. Dy gola për 2 minuta

Q.Autor

Leave a Comment