Futboll Sport

PARA ELEMINATORES TË “EURO 2020″/ Panucci nuk e fton në kombëtare, reagimi i futbollistit është epik

Edhe pse po kalon një formë të mirë te Sion, Ermir Lenjani nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Christian Panucci për dy duelet e para eliminatore të “Euro 2020” kundër Turqisë më 22 mars dhe 3 ditë më vonë ndaj Andorës.

Lajmi është zbuluar nga vetë futbollisti i linjës së majtë. Por nuk e ka lënë me kaq. Lenjani është shprehur i çuditur për këtë vendim të stafit kuqezi, teksa ka shkruar:

Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga kombëtarja”-thuhet në “Instastory” e postuar nga mesfushori.

Një reagim disi i çuditshëm ky, me Lenjanin që nuk luan me kombëtaren shqiptare që prej qershorit të vitit të shkuar, teksa u aktivizua në miqësoren e 3 qershorit kundër Ukrainës. Ndërkohë, në ndeshjet e tetorit, mesfushori ishte i gatshëm, por nuk u preferua për asnjë moment nga tekniku Panucci.

Related posts

Statistikat “qesharake” të MESSIT dhe RONALDOS në Botëror

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona synon të “rrëmbejë” në Turqi talentin 17-vjeçar…

Delo.autor

NOTAT/ “Zhduku” Lukakun, Gjimshiti një “digë”. Asllani zëvendësues luksi

F.autor

Leave a Comment