Futboll Ligue 1 Sport

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ PSG zhvendoset në fshehtësi për seancën stërvitore, ja shkaku kryesor

Që nga 2012 Paris Saint-Germain nuk njeh rivalë në Francë, por krejt e kundërta ndodh në Europë, aty kur parisienët u eliminuan javën e kaluar në mënyrën më të papritur, sidomos pas fitimit të takimit të parë 2-0 në transfertë ndaj Manchester United.

Ishte pikërisht disfata në shtëpi, ku u mundën me rezultaitn 1-3 nga “Djajtë e Kuq” që eliminoi PSG nga Champions League, për të nxitur dhe shpërthimin e tifozëve të irrituar për dështimin e radhës në Europë.

Pikërisht për tu shmangur vërshëllimat, kontestimet, ofendimet e çfarëdo tjetër, drejtuesit e PSG kanë vendosur zhvendosjen e seancës stërvitore të së dielës. Jo në orar, por në impiantin sportiv, duke braktisur për pak kohë “Parc Des Longes” dhe transferuar në “Parc Des Princes”.

Related posts

 Kastrioti-Laçi/ Formacionet:  Plori me ekip sulmues, ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

TIRANA MERR LAJMIN TRONDITËS/ FIFA iu bllokon merkaton “bardhebluve” për një borxh të frikshëm

Delo.autor

E BUJSHME/ Humbi penalltinë ndaj Italisë, sulmuesi Morata sërish pre e mallkimeve e kërcënimeve

Delo.autor

Leave a Comment