Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA MERR LAJMIN TRONDITËS/ FIFA iu bllokon merkaton “bardhebluve” për një borxh të frikshëm

Tirana po përgatitet për afrime të rëndësishme në merkato, por së fundmi “Panorama Sport” mëson se bardhebluve i është bllokuar merkato nga FIFA.

Kampionët e Shqipërisë nuk mund të regjistrojnë dot lojtarë. Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj ish-futbollistit afrikan të Tiranës, Moktar Cise. Klubi ka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin.

Merkato e bardhebluve është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj lojtarit dhe më pas të presin vendimin për zhbllokimin e merkatos.

Cise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Related posts

‘Çmenduria’ e parashikuesit, 4 ndeshje koeficienti 5000

Q.Autor

KUJTON MAKTHIN/ Milik: Nuk ia uroj askujt atë që kam kaluar te Napoli

Delo.autor

Ndodh edhe kështu/ Mohamed Salah kërkon ndihmën e policisë për t’u larguar nga…

Isa.Autor

Leave a Comment