Futboll Sport

LUAJTI 9 SEZONE NË TORINO/ Ish-lojtari i Juventusit: Njëri nga këta të dy, trajner i “Zonjës së Vjetër”

Ish-lojtari i Juventusit, Paolo Montero, beson se nuk do të ishte fare çudi që të shohim trajner të bardhezinjve Antonio Conte, ose Zinedine Zidane, në sezonin 2019-2020, nëse Massimiliano Allegri do të largohet nga posti i tij. Ky i fundit është në rrugë të mirë për të fituar titullin e pestë të Serie A, këtë sezon, me 18 pikë përpara ndjekësve më të afërt, Napolit.

Sidoqoftë, dominimi lokal nuk është përkthyer në sukses kontinental. Juventusi e ka fituar të fundit Ligë Kampionësh në edicionin 1995-1996, para ardhjes së Monteros aty. Nëse Allegri vendos t’i japë fund bashkëpunimit 5-vjeçar me klubin bardhezi, Montero beson se duhet emëruar një emër i rangut të lartë në atë pozicion:

Nuk do të befasohesha, nëse do të shihja Conte, ose Zidane në stolin e Juventusit, sezonin e ardhshëm. Jo, nuk do të habitesha fare. Juventusi ka arritur një nivel shumë të lartë dhe, nëse e ndryshon trajnerin, me siguri drejtuesit do të marrin një emër të spikatur. Zizou dhe Antonio janë dy fitues, ata e njohin mjedisin bardhezi shumë mirë, janë të dy emra të rëndësishëm“.

Montero, i cili kaloi gjithsej nëntë sezone në Torino, shtoi se ende e mbështet Allegrin për sukses, pavarësisht pretendimeve se një fytyrë e freskët është e nevojshme për të ringjallur ëndrrat kontinentale të Juventusit: A është e vështirë për të ndjekur të njëjtin trajner për pesë vite? Jo, nuk mendoj kështu. Ne kishim Marcello Lippi për një kohë të gjatë dhe fokusi ka qenë gjithmonë shumë i lartë, forca e klubit është shumë e madhe dhe Juventusi është një klub shumë i fuqishëm. Çdo ditë aty kupton rëndësinë e klubit, qëllimet që duhen arritur. Ju nuk mund të gaboni. Nëse bëni një gabim, drejtuesit blejnë menjëherë dikë tjetër në vendin tuaj, është çështje mentaliteti“.

Eliminimi nga Champions-i (2018-2019) është në fije të perit, pasi bardhezinjtë vijnë nga disavantazhi 2-0 në fushën e Atletico Madrid. Kthimi do të luhet të martën. Montero, megjithatë, nuk ka asnjë dyshim se “Zonja e Vjetër” është e aftë të bëjë përmbysjen e paharrueshme: “Po, absolutisht, Juve mund ta kthejë disavantazhin. Po flasim për një ekip të nivelit të lartë. Sigurisht që do të jetë një lojë shumë delikate, sepse Atletico Madrid është një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mundur. Unë mendoj se Allegri është në gjendje ta përgatisë ekipin e tij për të bërë gjënë e duhur. Juve ka gjithçka për të përjetuar një mbrëmje të veçantë. Me të vërtetë më pëlqen Allegri, ai gjithmonë bën zgjidhje të duhura për këto lloj ndeshjesh“. 

Related posts

Revista “Forbes” zbulon 10 sportistët më të pasur, mungojnë yjet e futbollit…

Sadik.Autor

GJEOGRAFIA E 807 GOLAVE/ Sot Cristiano Ronaldo kërcënon Atletikon në Ligën e Kampioneve

F.autor

“SHPËRTHEN” ISH MILANISTI/ Milani nuk është për Champions, Galiani më tradhtoi

Isa.Autor

Leave a Comment