Boks MMA

RIVALI I ARDHSHËM I “NOTORIOUS”/ Donald Cerrone: McGregor bën si “zonjë e parë”…

“Conor kërkon të duelojë vetëm në evente të mëdha. Nuk e di nëse kjo është një ego e tij, por mua nuk më intereson fare kjo gjë. Nëse ai nuk do të duelojë me mua kjo është punë e tij. Unë jam gati të përballem me këdo që UFC do të më vërë përpara”, tha Donald Cerrone, i përfolur kohët e fundit si rivali i ardhshëm i Conor McGregor.

Më tej, “kaubojsi” amerikan shton: “McGregor kujton se është “zonjë e parë” e arteve marciale mikse dhe meriton eventet e mëdha. Por është një sportist si gjithë të tjerët. Unë pres që ai të kthejë përgjigje për të dueluar në prill, por duket se nuk është gati. Nuk më pëlqen kjo pritje e gjatë, ndaj do të bisedoj me UFC-në për të ardhmen time”, tha Cerrone.

Related posts

ÇFARË BISHE/ Grusht “vdekjeprurës”: Boksierit i mjaftojnë 40 sekonda për të mposhtur rivalin (VIDEO)

Isa.Autor

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Delo.autor

UFC/ Adesanya mbron titullin, në peshën e mesme mbetet i pamposhtur

Delo.autor

Leave a Comment