Futboll Premier League Sport

RREZIKON VENDIN E TRETË NË PREMIER/ Pochettino: Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër…

Humbja 2-1 ndaj Southampton ka ndërlikuar shumë pozitat e skuadrës së Tottenham, që tashmë rrezikon të humbasë vendin e tretë në renditjen e Premier League. Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, që e pa ndeshjen nga tribuna për shkak të skualifikimit, kra pranuar se ka mbetur i befasuar nga rezultati. “Nuk e kuptova atë që ndodhi, por ky është raliteti ynë”, tha Pochettino.

Tottenham, një ekip që prej vitesh nuk fiton asgjë edhe pse luan mirë dhe ndodhet mes skuadrave më të mira në Angli dhe Europë, rrezikon të mbetet i tillë. “Më duket sikur ajo që thonë njerëzit është e vërtetë, që ne nuk dimë të fitojmë. Kjo jo për fajin tonë, pasi kaq janë mundësitë. Kështu nuk do të arrijmë kurrë të trofeu”, u shpreh më tej trajneri argjentinas.

“Diferencat mes Tottenham dhe skuadrave të tjera janë të mëdha dhe fusha e konfirmoi këtë. Ne jemi nën presion për të fituar ndeshjet dhe kjo është një sfidë e madhe. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim deri ku mund të shkojmë në Champions League si dhe të luftojmë për të ruajtur pozitat në Premier League deri në fund të sezonit”, tha Pochettino.

Related posts

Pogba shënon golin e parë ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

A synon të bëhet trajneri i Barcelonës? Xavi ka një përgjigje prej “fillestari”

Isa.Autor

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Afrim Taku: Më vjen keq për Skënderbeun, Tirana duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment