Futboll Seria A

Inter gjen akordin, Joao Mario te West Ham

Zhbllokohet tratativa mes Inter dhe West Ham për Joao Mario. Mesfushori portugez do të transferohet në Premier League në këtë merkato dimri me formulën e huazimit 1-vjeçar, për shumën e rreth 1.5 milionë euro, ndërkohë që edhe rroga e futbollistit do të mbulohet nga “Hammers”, me të drejtë blerje nga klubi anglez, të fiksuar në shumën e 35 milionë euro.

Joao Mario al West Ham, accordo con l'Inter

Një ndeshje në Kupën e Italisë dhe 13 ndeshje në kampionat. Nën drejtimin e trajnerit Spalletti, mesfushori që kishte hequr fanellën me numrin 6, për të veshur atë presitgjoze me numrin 10, tentoi të riprovonte, por nuk gjeti dot hapësirë në sistemin e lojës së teknikut që në shumë raste preferoi të tjerë futbollistë. Gabimi i rëndë në derbin e Kupës, në dhjetorin e kaluar ka përkeqësuar kategorikisht situatën, deri në largimin e tij nga Inter.

Related posts

Dembele mund të largohet nga Barcelona/ Arsenal shfaq interes për sulmuesin katalanas

Sadik.Autor

DËNIMI ME 10 VITE JASHTË EVROPËS/ Reagon klubi i Skëndërbeut: Themi me siguri se…

F.autor

PRANË MARRËVESHJES/ Inter ofron kontratë dy vjeçare me 6 milionë euro në sezon, ja vendimi i Vidal

Delo.autor

Leave a Comment