Champions League Futboll Sport

KAPITULLON LIVERPOOL/ “Magjia” e Messit i pret biletën Barcelonës për finalen

Barcelona arriti një fitore të madhe në aktin e parë gjysmënfinal të Champions League, në takimin e zhvilluar në shtëpi ndaj Liverpulit, teksa e mbylli takimin me shifrat 3-0.

Që në fillim, katalanasit filluan të vendosnin diktatin e tyre, duke dominuar në lojë. Pas disa aksioneve, erdhi zhbllokimi në minutën e 26-të, me Suarez që iu vodh mbrojtjes së anglezëve dhe shënoi ndaj Alison.

Liverpuli u përpoq që të reagonte, por në pjesën e parë nuk ia doli dot. Në të dytën, ekipi i Klop kishte një marsh tjetër, por Ter Shtegen në 3 raste, ruajti të paprekur rrjetën e tij. Nëse nuk shënon, do pësosh, dhe golin e dytë për Barçën e realizoi Mesi, në minutën e 75-të, në një aksion të bukur bashkë me Suarezin.

E gjithë skena për “pleshtin” në minutën e 82-të, ku me një goditje dënimi, e çoi sferën në trekëndësh, dhe çmendi të gjithë tifozët, teksa njëkohësisht shënoi edhe golin e 600-të personal, duke barazuar Ronaldon.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi, dhe tashmë, me një këmbë Barcelona është në finalen e madhe, teksa Liverpulit do i duhet një mrekulli në takimin e kthimit.

Related posts

Rivalë prej 10 vitesh, Mesi: Nuk do të jem asnjëherë mik me Ronaldon

Q.Autor

AUDI 15 VJEÇAR NË SHITJE/ Ky është çmimi i pabesueshëm i makinës së parë të Cristiano Ronaldo

Isa.Autor

“JETËT TONA JANË BOSH PA TY”/ Vanessa dedikim prekës për Kobe Bryant për ditëlindje

Delo.autor

Leave a Comment