Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME TRAJNERIN E RI/ Roma fiton me përmbysje dhe i afrohen “Zikaltërve”

Roma ka fituar 2-1 ndaj Empolit në rikthimin e Claudio Ranieri-t. Me këtë rezultat, “Ujqërit” kanë shkuar në kuotën e 47 pikëve, tre më pak se Inter i vendit të katërt.

Vendasit e nisën shumë mirë sfidën, duke gjetur golin e avantazhit me El Shaarawy që në minutën e 9’.

Ky ishte goli i nëntë i lojtarit këtë sezon në Serie A, vetëm në sezonin 2012/13 me Milan (16 gola) ai ka shënuar më shumë gola.

Megjithatë, autogoli i Juan Jesus vetëm tre minuta më pas ka barazuar gjithçka. Patrik Schick ka rikthyer avantazhin për kryeqytetasit pak përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit, sfida ishte e hapur dhe u vështirësua shumë në dhjetë minutat e fundit. Florenzi mori kartonin e dytë të verdhë ndërsa autori i golit të dytë, Schick, duhet të linte fushën i dëmtuar.

Dhe në minutën e 88’ Empoli shënoi një gol që u duk i rregullt, por VAR e anuloi. Një tjetër vendim i dyshimtë i teknologjisë. Emboli u mundua të bënte diçka në minutat e mbetura, por vendasit e ruajtën avantazhin e ngushtë deri në fund.

Related posts

SFIDA NDAJ LETONISË PËR “KATAR 2022″/ Mediat malazeze “shpërthejnë” për gjendjen e fushës: Skandaloze… (FOTO)

Delo.autor

MIQËSORE/ PSG-ja dështon në testin e parë sezonal, barazon me skuadrën e kategorisë së tretë

Delo.autor

SKANDAL NË ANGLI/ Ylli i Manchester City nuk lejohet të futet në lokal, dukej shumë… i pirë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment