Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Benzema ishte pranë rikthimit në origjinë, e konfirmon presidenti i klubit të Lyonit

Në vitin 2009, Karim Benzema u largua nga Olympique Lyon për t’u bashkuar me Real Madridin, por sezonin e kaluar ishte afër rikthimit në klubin ku e nisi futbollin dhe mori famë. Sipas asaj që thotë presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas, në “Tout Le Sport”, ai ishte shumë afër kthimit te Lyon:

“Do të ishte diçka e bukur, natyrisht. Ne biseduam në lidhje me rikthimin e tij vitin e kaluar, por ekonomikisht nuk mundëm të përparonim në negociata. Diskutuam me përfaqësuesin e Benzema, edhe ai është pjesë e ideve që kemi si klub“.

Karim Benzema (ka kontratë deri në vitin 2021 me të bardhët) qëndroi në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht sezonit të keq. Sulmuesi francez i Real Madridit është duke bërë mirë dhe është duke e shijuar më shumë ndikimin te “Los Blancos”, tani që Cristiano Ronaldo është larguar dhe nuk është pikë referimi në sulm.

Në verë, Real Madridi mbylli kthimin e Mariano nga Olympique Lyon, edhe pse është e paqartë nëse këto biseda për Benzema ndikuan në këtë drejtim.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Dalin në shitje bilatat e ndeshjes Francë-Shqipëri, ja sa kushton

Delo.autor

BOHLI ÇMENDET NË MERKATO/ Ofron 110 milionë euro për të afruar te Çelsi mesfushorin e talentuar

F.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shehi: Ishte fitore e rëndësishme, drejtoj skuadrën më të titulluar dhe…

Delo.autor

Leave a Comment