Futboll La Liga Sport

PAS RIKTHIMIT NË “BERNABEU””/ Zidane ka në listë 6 lojtarë të vlefshëm, ja emrat e bujshëm

Me Zidane në kryer merkatoja e Real Madridit për verën  merr një drejtim tjetër. Dëshira e madhe e Florentino Perez është Neymar Junior, por me Zidane në bankinë ta harrojë brazilianin.

Janë 6 emra që përfliten se Real Madrid do bëjë një goditje prej “galaktiku”, që mungon prej 5 vitesh, e fundit ishte blerja e James Rodriguez.

Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së i iku nga duart Zidane-s në verën e vitit 2017. Francezi preferoi PSG-në edhe pse trajneri bashkëkombës i tij u përpoq ta bindë që të kalojë në Madrid. Para pak ditësh, në një intervistë për “Telefoot” Mbappe tha se do të qëndrojë te PSG sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, Zidane te Real mund të bëjë që planet të ndryshojnë për 21-vjeçarin.

Eden Hazard

Sulmuesi i Chelsea e ka thënë publikisht se ka qenë ëndrra e tij të luajë për Real Madridin dhe me Zidane do ishte edhe një mundësi më shumë për belgun. Problem mbetet dënimi i Chelsea, që është pezulluar të bëjë blerje për dy merkatot e ardhshme. Megjithatë afrimi i Pulisic i hap rrugë largimit të Hazard, nëse nuk shitet këtë verë, ai largohet si lojtar i lirë në verën e vitit 2020, kohë kur i skadon kontrata me “Blutë” e Londrës.

Sadio Mane

Fundi te Liverpool është i arritshëm me Zidane te Real Madrid. Edhe “France Football” ka bërë me dije se blerja e parë e trajnerit francez do jetë sulmuesi i “Reds”. Ai ishte programuar për t’u blerë në verë, por ardhja e Lopetegui në krye të skuadrës ndryshoi planet. Sadio Mane është një ndër emrat më të mundshëm për t’u blerë me kërkesë të Zizou.

Paul Pogba

Mesfushori francez pëlqen shumë të punojë me Zidane dhe të ketë atë në krye të skuadrës. Në vitin 2016 Reali provoi ta marrë nga Juventus, por negociata ngeci për shkak të agjentit Mino Raiola. Mirëpo, tani do mjaftonte që Zidane të vendoste emrin e tij në listë dhe Perez mund të japë konfirmimin. Çmimi i Pogba llogaritet në 150 milionë euro.

Neymar Junior

Braziliani është një nga fiksimet e Florentino Perez, por Zidane është totalisht kundër tij. Ai beson se ka sulmues të tjerë që mund të japin më shumë kontribut se Neymar. Trajneri nuk dëshiron të ketë lojtarë që kërkojnë të shkojnë shpesh me pushime në Brazil dhe që prishin harmoninë e grupit në dhomat e zhveshjes.

Harry Kane

Sulmuesi i Tottenham është një tjetër objektiv që largohet nga lista e blerjeve. Zidane beson se Benzema është i duhuri, sidomos me hapësirën që i jep largimi i Ronaldo-s. Për më tepër që beson se 250 milionë euro të shpenzuara për Kane mund të investohen shumë mirë për një lojtar tjetër.

Eder Militao

Qendërmbrojtësi i Porto-s do jetë përforcimi i parë i Realit për sezonin e ardhshëm. Marrëveshja me klubin portugez është arritur prej disa muajsh. Militao vlerësohet për shpejtësinë dhe forcën fizike, elementë që pëlqehen edhe nga Zidane, për këtë operacioni do të përmbyllet edhe me dëshirën e trajnerit francez. Militao do kushtojë 50 milionë euro.

Related posts

“Tronditet” Liverpool-i, talenti humb finalen ndaj Realit dhe Botërorin

Sadik.Autor

COVID-19/ Lajm i keq për ish-legjendën e Real Madrid-it, infektohet me koronavirus

Delo.autor

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment