Futboll Shqipëri Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Luftëtari gjunjëzon Demat me përmbysje në sfidën e parë çerekfinale

Rezultat surprizë në “Elbasan Arena”. Luftëtari ka mposhtur me rezultatin 1-2 Partizanin në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e Gegës kaloi e para në avantazh me anë të Bruno Telushit, i cili mposhti portierin Bakaj me një predhë nga jashtë zone. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve, ndërkohë që në të dytën gjirokastritët arritën të përmbysnin gjithçka.

Fili në minutën e 54-t vendosi baraspeshën pas një skeme të bukur, ndërkohë që mbrojtësi Rustem Hoxha i dhuroi fitoren bluzinjve në minutat e fundit të lojës.

Me këtë triumf, Luftëtari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës gjysmëfinale, gjithsesi gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit.

Related posts

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Mesfushori Costa kalon momente romantike me të dashurën në karantinë (FOTO)

Delo.autor

U KUALIFIKUA NË EURO 2020/ Sheshoi grindjet dhe zëvendësoi edhe shoferin e autobusit, ja si Kooman e rilindi Holandën

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Torino, Lukic kalon miqtë në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment