Futboll Premier League Sport

20 VJEÇARI LUAJTI 3 MIQËSORE/ Lojtari i Anglisë fiton çmimin “Talenti Irlandez i Vitit”

Declan Rice pritet të marrë çmimin Talenti Irlandez i Vitit gjatë ditës së diel në “International FAI Awards”, megjithëse ka zgjedhur të përfaqësojë Anglinë.

Çmimi për lojtarin e West Ham është votuar nga pjesëtarët e Shoqatës së Gazetarëve të Irlandës.

Gjatë kohës së votimit, Rice ishte një lojtar i përfaqësueses irlandeze dhe kualifikohej për çmimin e Talentit të Vitit.

20-vjeçari ka luajtur tre miqësore, por zgjodhi ta vazhdonte karrierën te Tre Luanët muajin e kaluar.

FIFA ka konfirmuar javën e kaluar se Rice, i cili ka lindur në Londër me gjyshër irlandezë, ishte i lirë të ndërronte kombëtare.

Për shkak se të gjitha ndeshjet e luajtura ishin miqësore, opsioni për të kaluar tek Anglia mund të shfrytëzohej.

Megjithatë, mesfushori nuk do të jetë në Dublin të dielën për të marrë çmimin.

Related posts

Futbollistët që shpërthyen në vitin 2017, ky është formacioni ideal (FOTO)

Q.Autor

TREGON GJENDJEN REAL MADRIDIT/ Zidane: Ekipi ka shumë lojtarë që mund të sjellin….

Delo.autor

Do të luajë Mohamed Salah në Botëror? Mjeku i tij jep përgjigjen përfundimtare

Sadik.Autor

Leave a Comment