Futboll Ligue 1 Sport

PEREZ KËRKON DY YJET E PSG-SË/ Trajneri Tuchel: Besoj në këtë projekt dhe jam…

Thomas Tuchel u shfaq në konferencën e shtypit, pas fitores 4-0 ndaj Dijon. Trajneri parizien u pyet në lidhje me fjalët e Florentino Perez, për të cilin pati këtë përgjigje: “Gjithkush dëshiron të ketë në ekipin e vet lojtarë si Neymar, Mbappé, Verratti apo Marquinhos, por kjo nuk më shqetëson“.

Në një prononcim për mediat, kur u pyet nëse nuk mund të vendoste mes Neymar dhe Mbappé, presidenti i të bardhëve tha: “I dua të dy”. Kuptohet, ky ishte një sinjal i qartë për atë që klubi nga “Santiago Bernabeu” ka ndërmend të bëjë në merkaton e verës.

Sidoqoftë, do të ishin dy operacione të ndërlikuara. Të paktën për Mbappé, që ka konfirmuar në një intervistë me “Telefoot” qëllimin e tij për të vazhduar në Paris: Unë ende besoj në këtë projekt dhe jam i sigurt se do të bëjmë diçka të mirë për klubin. Ende jam i lidhur me këtë klub, kjo është e sigurt. Ne duam ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë dhe të përgatitemi për edicionin e ardhshëm”.

Sidoqoftë, Florentino Perez nuk e humb shpresën: “Tani që u kthye Zidane mund t’i bindim…” Trajneri i PSG, gjithashtu, foli mbi gjendjen e lojtarëve të tij, pas goditjes që morën me eliminimin nga Liga e Kampionëve: Jemi gati për t’u përballur me Marseille. Shpresoj që tifozët të tregojnë se janë me ne dhe të gjithë të jemi të bashkuar“.

Related posts

Formula 1/ Pesë shifrat që duhet të dini në prag të garës në Baku…

Sadik.Autor

Mancini: Mendoj për Botërorin ‘Qatar 2022. Balotelli është lider!

Sadik.Autor

“DJALLI” KËRKON PËRFORCIME/ Mesfushori Kessie drejt largimit, Milani gjen pasardhësin. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment