Të tjera

JAPONEZËT PUNOJNË SI MILINGONAT/ Ja situata e “Tokio 2020” 500 ditë nga hapja

Kur duhen edhe 500 ditë që të nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, organizatorët kanë bërë me dije se impiantet e reja sportive thuajse janë të gjitha gati. Një Olimpiadë ekologjike, duke parë punën e bërë që nga përgatitja e medaljeve me material të ricikluar e deri te energjia e përdorur për instalimin e Fshatit Olimpik.

43 impiantet sportive ku do të zhvillohen garat janë ndarë në dy zona të mëdha: “Bay Zone”, afër portit dhe “Heritage Zone”, në qendër të qytetit. Stadiumi i ri olimpik ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes dhe e mbylljes, do të jetë gati në fund të vitit dhe ka kushtuar 1.25 miliardë dollarë. Aty do të zhvillohen edhe garat e atletikës e disa ndeshje futbolli.

Flaka Olimpike do të ndizet në Athinë më 2 mars të vitit tjetër dhe më pas do të mbërrijë në Tokio, ku do të udhëtojë për 121 ditë. Ajo do të udhëtojë kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti dhe tsunami në vitin 2011, ndaj dhe shpesh Olimpiada japoneze quhet si “olimpiada e rindërtimit”.

Related posts

MOTO GP/ “Pole position” i katërt radhazi për pilotin Quartararo në Jerez

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Delo.autor

PAS DOMINIMIT NË FORMULA 1/ Wolff: Sezonin tjetër do të shihni një Mercedes dhe Hamilton të ri

Isa.Autor

Leave a Comment