Boks MMA

SPORTISTI I PARË AFRIKAN NË “UFC”/ Kampioni i botës operohet në gju, jashtë kafazit deri në

Kampioni i botës në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse, nigeriani Kamaru Usman, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, 10 ditë pasi ka fituar titullin kampion. Ai u bë sportisti i parë i lindur në Afrikë që shpallet kampion bote në artet marciale mikse. Problemet me hernian dhe në gju kanë detyruar 31-vjeçarian nga Nigeria të operohet, një javë pas fitores ndaj Tyron Woodley në eventin UFC-235 (u zhvillua më 2 mars në Las Vegas).

“Makthi Nigerian”, siç njihet ndryshe Kamaru Usman, ka shkruar në rrjetet sociale: “Bëra një operacion në gju, pasi nuk e prisja që shqetësimi të ishte kaq i madh. Nuk e di kur do të rikthehem sërish në kafaz. Gjithsesi, por kur të dueloj përsëri, titulli kampion do të jetë edhe sërish i imi, pavarësisht rivalit”, u shpreh Usman. Mediat parashikojnë një duel ndaj Colby Covington në fundin e 2019-ës. Vështirë se nigeriani do të duelojë në 6 muajt e ardhshëm.

Related posts

BOKSIERI QË MASAKRON RIVALËT/ I pamposhtur, talenti SHQIPTAR kërkon “kurorën” në TIRANË

Isa.Autor

FESTË E SHFRENUAR/ Boksieri SHQIPTAR “MASAKRON” SERBIN, e mund për 20 sekonda (FOTO)

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI/ McGregor është MILIONER, por nuk shpenzon asnjë qindarkë

Isa.Autor

Leave a Comment