Formula 1 Të tjera

Toto Wolff: Rinovimi i kontratës së Hamilton, lojë fëmijësh

Toto Wolff paralajmëron rinovimin e kontratës me Lewis Hamilton. Menaxheri i austriak i Mercedesit, duke folur për sezonin e ri në Formlua 1 që po troket, shpjegoi se çështja kryesore që po shkon drejt zgjidhjes në shtëpinë e skuadrës gjermane është zgjatja e bashkëpunimit me pilotin britanik.

“Lewis është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Për ne është si lojë fëmijësh të ulemi në tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Po analizojmë situatën, por mund t’iu them se pritshmëritë janë shumë pozitive. Është vetëm çështje kojë që marrëveshja të bëhet zyrtare.”

Kjo deklaratë e Toto Wolff hedh poshtë çdo hipotezë për largimin e mundshëm të Hamilton nga Mercedesi pas përfundimit të Botërorit të 2018-ës.

Related posts

KALON NË ÇEREKFINALE TË “MINSK 2019″/ Boksieri kosovar mposht italianin Mangiacapre

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ferrari merr “OK” për garën Australisë, por anullon testet

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari i dorëzuar, Binotto: Mos prisni një makinë fituese në Austri

Delo.autor

Leave a Comment