Futboll Sport

NË GJURMËT E RONALDOS/ Fëmija mëson truket e futbollit mbi pistën e vrapimit (VIDEO)

Driblingu në futboll është mjaft i vështirë, pa kryer një punë të madhe stërvitore. Dikush i ka mundësitë, dikush tjetër jo, kjo referuar infrastrukturës, qoftë edhe një fushë e blertë. Një fëmijë, që nuk ka hapësira të tilla infrastrukturore sportive, ka vënë në punë mençurinë për të zotëruar artin e së pamundurës. Ai ka publikuar një video, ku tregon mënyrën e stërvitjes se veçantë dhe aftësitë me topin, duke ngritur pyetjen: Çfarë mendoni ju për këtë mënyrë të re trajnimi?

Shikoni repertorin e tij të çmendur në videon më poshtë:

“Ramelldo 07″ është bërë i famshëm përmes rrjeteve sociale me një seri videosh, të bazuara te futbolli. Ai “vallëzon” me topin pikërisht aty, ku nuk mund t’ia marrë mendja askujt, mbi pistën e vrapimit, në kushtet e shtëpisë, e cila është në lëvizje. Duket qartë se po imiton aftësitë e Cristiano Ronaldos në këtë drejtim, me shpresën se një ditë do të bëhet si ai, duke u ngritur nga pamundësia ekonomike dhe insfrastrukturore për t’u bërë një yll.

Related posts

Mike Tyson bën parashikuesin/ Ja kush e fiton një duel mes Fury dhe Wilder

Sadik.Autor

INCIDENTI NË NDESHJEN TIRANA-LAÇI/ Ambasada Britanike interesohet për Ngonë, ja çfarë kërkuan

Delo.autor

Skuadra e njohur me ofertë befasuese, e kërkon Zidanin si lojtar

Sadik.Autor

Leave a Comment