Formula 1

4 HERË KAMPIONI I BOTËS NË F1/ Vettel: Ta nisim mbarë dhe të mos e heqim këmbën nga gazi

Pilotët e Formula 1 thuajse kanë mbërritur të gjithë në Australi, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale. Ky sezon konsiderohet si “i artë” për Ferrarin, ku dyshja Vettel-Leclerc është përzgjedhur për të rikthyer titullin kampion për konstruktorë. Në dy sezonet e fundit, në Australi ka triumfuar Vettel, që shpreson të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit.

“Në këtë pistë, dy sezonet e fundit kemi kujtime të mira. Kemi fituar dhe kemi tregua se kjo është një pistë e favorshme për ne. Shpresoj që kjo gjë të ndodhë edhe këtë vit. Fitorja që në garën e parë të stimulon më shumë për të vijuar sezonin me më shumë optimizëm. Nuk ka për të qenë e lehtë, por jemi gati”, u shpreh Vettel.

Më tej, piloti gjerman, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 shtoi: “Shpresoj që ky të jetë sezoni i duhur për titullin. Janë 21 gara, të gjitha të rëndësishme për titullin. Ta nisim me këmbën e mbarë dhe këmbën të mos e heqim për asnjë moment nga gazi, për të qenë të shpejtë dhe fitues në çdo garë. Tifozët e meritojnë titullin këtë sezon”.

Related posts

10 ditë pas garës në Baku, nën hetim makina e Fernando Alonso

Sadik.Autor

Hamilton “fluturon” dhe fiton provat e lira në Silverstone, ndjekin Bottas dhe Vettel

Isa.Autor

NJË AVENTURË E RE/ Ish-shefi i Ferrarit, Domenicali: Pas një viti Alonso mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment