Europa League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Spalletti: Ankesat nuk na kualifikojnë, kemi nevojë

Inter pret në “San Siro” Eintracht Frankfurt për ndeshjen e kthimit të Europa League, për këtë sfidë trajneri Luciano Spalletti foli përpara medieve, teksa theksoi se nuk dëshiron të ankohet për problemet që ka në skuadër dhe u kërkoi lojtarëve të tregojnë veten tani. Për këtë ndeshje Inter do të ketë të gatshëm 12 lojtarë dhe janë ftuar 5 nga ekipi i të rinjve.

Të ankohesh për mungesat nuk na kualifikon. Ne trajnerët duhet të frymëzojmë dhe kështu jetë edhe këtë herë. I kemi të gjithë ata që kemi nevojë për të fituar ndeshjen. Keita është gati, Brozovic është grumbulluar dhe do jetë në stol. Duhet të mendojmë për ndeshjen me Eintracht-in, jo për Milan-in dhe ato që na mungojnë për fundin e kampionatit

Tani e tutje pres diçka super, diçka ekstra në nivel individual, kemi nevojë për ndeshje më të mira se ato që janë bërë deri tani, tha Spalletti.

Juventus – “Ata bënë një ndeshje të madhe, Allegri bëri një punë të mrekullueshme, prej tyre ne duhet të marrim karakterin për ndeshje të tilla. Të japin diçka më shumë, pa u trembur nga natyra e jashtëzakonshme e ndeshjes.”

Protagonistët “Fitimi me çdo kusht nuk ndryshon asgjë, duhet të qëndrojmë në lojë, duhet të merrim vendime të rëndësishme sepse tani ose je brenda ose jashtë, eksperienca e mëparshme evropiane na ndihmon.

Perisic ka shpejtësi dhe fizik. Kjo na ndihmon për të mbyllur kryqëzimet. Për fat të keq ai kishte një lodhje gjatë rrugës dhe nuk ishte në gjendje të jepte më të mirën. Shpresoj që këto ditë të rimëkëmbjes do ta ndihmojë të japë më të mirën. Ai ka më shumë cilësi: teknike, rezistente, i fortë në lojën në ajër, në kthimet në mbrojtje, ai zotëron pjesën joaktive të fushës dhe është i fortë dhe i zoti”, përfundoi trajneri italian.

Milan Skriniar: Rruga jonë është kjo: ne duhet të jemi agresivë menjëherë. Unë në mesfushë? Në ekipin kombëtar kam luajtur, jam gati“.

Related posts

PAS FITORES NDAJ FULHAM/ Mourinho: Paraqitja e pjesës së dytë nuk ishte aq i mirë, fajin e ka…

Isa.Autor

NDEZ DERBIN E “MADONINËS/ Trajenri Pioli: Tani duhet të dëshmojmë se jemi një ekip që…

Delo.autor

SUSO DREJT LARGIMIT NGA MILANI/ Ja vendimi i klubit për yllin në merkaton e verës

Delo.autor

Leave a Comment