Futboll Premier League

Guardiola nuk ‘ngopet’ me blerje, planifikon afrime të reja në janar

Pep Guardiola është duke menduar të blejë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën e Manchester Cityt.

Manchester City i ka fituar 14 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke vënë rekord të ri për më së shumti fitore radhazi brenda një sezoni, dhe tani ka 11 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Manchester United.

Por, mbrojtja e Cityt ka vuajtur nga dëmtimet, me Benjamin Mendy, John Stones dhe Vincent Kompany të lënduar gjatë kësaj periudhe.

“Jemi duke menduar për këtë”, ka thënë Guardiola i pyetur rreth transferimeve të mundshme.

“Në mbrojtje kemi shumë, shumë, shumë, shumë pak lojtarë dhe jemi në telashe për t’u përballur me konkurrencën në të gjitha garat”, ka shtuar ai.

Related posts

CHELSEA KALON NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Kante (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Mundësi e pabesueshme për Bajramin ndaj Andorrës, fantazisti gabon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

DY MUAJ PËR T’U HARRUAR/ Napoli “flop” i Ancelottit, fotografia e situatës është shumë e…

Delo.autor

Leave a Comment