Futboll Kombëtarja Sport

NDOJIT I KISHTE SHKUAR FTESA/ Ja pse mungon në listë mesfushori kuqezi

Duke parë listën e publikuar sot nga FSHF-ja, në të cilën figurojnë 24 kuqezinj për dy kualifikueset e marsit, ndaj Turqisë dhe Andorrës, në kuadrin e “Euro 2020”, mund të qëmtosh edhe mungesa të pashpjegueshme në pamje të parë. Fjala vjen, Ermir Lenjani e shprehu vetë habinë pse mungon, duke qenë se luan rregullisht në klubin e tij.

Të tjerë “fërkuan sytë” në kërkim të emrit të Emanuele Ndoj, por edhe ai mungonte, pavarësisht se është titullar te Brescia në Serie B, luan para “hundës” së Panuccit dhe ka grumbulluar 1909 minuta në këtë kampionat. “Telesport” ka zbuluar shkakun e vërtetë të mospërfshirjes së mesfushorit 22-vjeçar në listë, që ka të bëjë me dëmtimin e tij, jo me zgjedhje teknike të trajnerit.

Më konkretisht, vetë Ndoj ka sqaruar se ka thyer gishtin e tretë të këmbës dhe do të mungojë për dy javë në stërvitje. Atij i kishte mbërritur ftesa e kombëtares, por praktikisht nuk mund të japë kontribut me fanellën kuqezi, të cilën e ka veshur pesë herë deri më tani (me ekipin e parë).

Related posts

Drita “shuhet” në shtëpi/ Përfundon ëndrra europiane për kampionët e Kosovës

Isa.Autor

FITORJA NGA “DJAJVE TË KUQ”/ Dani Alves: Kemi shansin të arrijmë në raundin tjetër, por duhet të…

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me 103 vjeçaren, e cila ndjek ende çdo ndeshje të skuadrës së zemrës

Q.Autor

Leave a Comment