Champions League Futboll Sport

U MBYLL FAZA E PARË NË CHAMPIONS/ Tifozët e “Katalanasve” injorojnë Juventusin, ja pse e duan në çerekfinale

Juventus konsiderohet si një nga ekipet favorite për të fituar Champions League pasi arritjes të realizuar kundër Atletico Madrid në 1/8-at.

Të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë ëndërrojnë të kthejnë në shtëpi trofeun pas shumë vitesh zhgënjyese. Megjithatë, jo të gjithë e kanë frikë CR7-ën dhe klubin torinez.

Sipas një sondazhi të bërë nga “Mundo Deportivo”, Juventus është në fakt zgjedhja e dytë e tifozëve të Barcelona-s. Para “Zonjës” është vetëm Porto, e votuar nga 54,62% e lexuesve.

Chiellini me shokë janë përzgjedhur nga 16,58% e publikut, që i konsideron bardhezinjtë një kundërshtar më të lehtë se Manchester United (9,66%), Ajax (8,08%), Tottenham (4,82%), Manchester City (3,71%) dhe Liverpool (2,26%).

Related posts

Firmino: Liverpooli nuk po e vuan largimin e Coutinhos

Q.Autor

MBROJTËSI I KOMBËTARES SHKËLQEN DHE KUR HUMB VERONA/ Ja si vlerësohet Kumbulla nga media italiane

Delo.autor

“JAM SI GJIRAFË”/ “Gardiani” Courtois: Sergio Ramos e kam urryer, nuk mendoj kurrë për…

Delo.autor

Leave a Comment