Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Ja si do të rreshtohen Skënderbeu dhe KuKësi (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët e Armando Cungut vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi në kampionat ndërkohë korçarët barazuan në sfidën e fundit ndaj Teutës në transfertë.

Të dy trajnerët kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare. Ku nuk mungojnë surprizat. Ajo që bie më së tepërmi në sy është rikthimi i mesfushorit Besar Musolli, i cili është grumbulluar për këtë takim dhe ndodhet në stolin e rezervave.

Skënderbeu-Kukësi ora 17:00

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan, Gripshi, Krasniqi. (Në stol: Teqja, Pëllumbi, Taipi, Asani, Toskiç, Bregu, Oto Xhon) Trajner: Orges Shehi
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo. (Në stol: Gomish, Joti, Musolli, Rama, Shkurtaj) Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Nertil Bregasi

Related posts

LAUTARO NIS “AGJERIMIN”/ Interi në kërkim të një bomberi, ndiqen me interes dy sulmues

Delo.autor

Shkëndija ‘luan tenis’ ndaj Pelisterit, titulli më pranë

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ Ish-interisti kandidati kryesor për stolin e Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment